Konkurrentët e “Përputhen” kanë vizituar Prishtinën.
“Përputhen” është një program televiziv në të cilin filmohen vazhdimisht njerëz të zakonshëm, të cilët vendosin të dalin në takime me njëri tjetrin.
Ky emision është i krijuar për të qenë argëtues teksa të rinj shqiptarë takohen mes vete deri në momentin që gjejnë dikë me të cilin përshtaten apo “Përputhen”.
Pasi bëri bujë të madhe në troje shqiptare, produksioni i “Përputhen” ka vendosur që të bëjë një lloj turneu nëpër qytete të ndryshme shqiptare dhe sot radhën e kishte kryeqyteti i Kosovës Prishtina.
Një numër i madh i fansave dolën për ti pritur konkurrentët e njohur të “Përputhen” teksa ishin rreshtuar për t`i takuar ata.


