Lajme

Konkluzionet e Këshillit të BE-së: Nuk përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën, vetëm dialogu dhe raportet me Serbinë

06/23/2022 22:24
nga:Arsim Buxhovi

Zëdhënësi i Këshillit Evropian, Barend Leyts, ka treguar se cilat janë përfundimet për Ballkanin Perëndimor të nxjerra nga Samiti i BE-së, ku për Kosovën përmendet vetëm përparimi në dialog ndërsa nuk përmendet liberalizimin e vizave.

Në pikat e nxjerra në përfundime, për Kosovën flitet vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe përparimin në dialog.

Në këto pika nuk flitet fare për heqjen e vizave për kosovarët.

Në pikën 19 ndër të tjera thuhet se “Këshilli Evropian riafirmon urgjencën e të bërit përparim të qartë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mëdha bilaterale dhe regjionale, veçanërisht dialogun Prishtinë-Beograd për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”.