Lajme

Konjufca viziton BIK-un, vlerëson lartë punën e këtij institucioni

05/02/2022 10:17
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Fitër Bajramit, gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Gjatë vizitës në BIK, Konjufca uroi të gjithë qytetarët e besimit mysliman, me ç’rast vlerësoi lartë punën e Bashkësisë Islame.

“Erdhëm këtu për ta uruar Bajramin e Fitërit, një festë për të gjithë besimtarët mysliman. E falënderova për kontributin e çmuar, e në veçanti për solidaritetin me skamnorët”, ka thënë Konjufca.