Lajme

Konjufca: Vizita e Bob Dole në Kosovë më 1990 alarmoi ndërkombëtarët për gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi

12/05/2021 22:54
nga:Gazeta Blic

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas lajmit për vdekjen emikut të madh të shqiptarëve, senatorit Bob Dole.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova sot humbi një mik të madh, ndërsa bota një luftëtar të paepur për lirinë dhe demokracinë globale.

“Bob Dole, senatori dhe lideri republikan në SHBA, vizitoi Kosovën në vitin 1990. Kjo vizitë historike alarmoi komunitetin ndërkombëtar për gjendjen e vështirë dhe shkeljen brutale të të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Senatori Bob Dole ishte përkrahës i madh i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, si dhe punoi me përkushtim deri në çastet e fundit të jetës për shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës. Në këto momente të dhembjes, zemrat tona bashkëndjejnë me familjen Dole dhe popullin amerikan. Prehu në paqe miku ynë i madh”, shkruan Konjufca.