Lajme

Konjufca tregon vitin kur Kosova mund të anëtarësohet në NATO, në BE thotë se aplikojnë sivjet

03/04/2022 12:13
nga:Genita C

“Qeveria e Kosovës mesa di unë tashmë i ka bërë të ditur hapat e vet, për shembull këtë vit ka premtuar që do të përpiqet që ta bëjë aplikimin për Bashkimin Evropian, kurse sa i përket NATO-s ne jemi në një program për të cilin e di gjithkush se i ka fazat e veta dhe është i strukturuar përmes fazave ndryshme.

Ka qenë një plan 10 vjeçar i shpjeguar dhe në të cilin ne kemi hyrë në vitin 2018 dhe i njëjti pritet që të kurorëzohet në vitin 2028”.

“Sa i përket Bashkimit Evropian çështja e aplikimit me siguri që mund të ndodhë, por, ajo në të cilën ne po bëjmë thirrje është që të na ndihmojnë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian pas situatës së krijuar që të konceptohet Ballkani Perëndimor edhe si çështje e sigurisë dhe jo më si çështje e disa kritereve të ndërlikuara që kurrë nuk po ju vije fundi”, tha Konjufca.

Konjufca thotë se për këtë dy anëtarësime procedurat janë të qarta dhe nuk ndryshojnë për asnjë shtet – por, ajo që mund të ndryshojë është përshpejtimi i procedurave që me ngulm po e kërkojnë krerët e institucioneve kosovare.