Lajme

Konjufca tregon pesë temat që diskutoi me homologun e tij gjerman

06/21/2021 12:47
nga:N M

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca gjatë vizitës në Gjermani ka takuar homolugun e tij Wolfgang Schauble, raporton Gazeta Blic.

Ai në faqen e tij në Facebook ka treguar se çfarë ka biseduar me kryetarin e Bundestagut gjerman, duke i bashkangjitur edhe disa fotografi gjatë vizitës.

Njoftimi i plotë:

Sot bashkë me Shefin e Stafit Ilir Kërçeli, ambasadorin Beqë Cufaj dhe diplomaten Valëza Oruqi pata nderin ta takoj Dr. ëolfgang Schauble kryetarin e Bundestagut.
Në takimin e përzemërt me Dr Schauble ju falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.
Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.
Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.

Oda e Hotelierisë kërkon të zyrtarizohet vendimi për hapjen e sallave të ahengjeve