Lajme

Konjufca: Tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë

11/30/2024 12:16
nga:Sh R

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok.

Konjufca tha se tentativa për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastruktura kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë.

Ai ka falënderuar organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit, ShBA-të dhe Bashkimin Evropian.

“Tentativat për të shkaktuar dëm në Republikën e Kosovës me sulme në infrastrukturë kritike nga bandat e dirigjuara terroriste, do të dështojnë dhe institucionet tona do të sigurohen për këtë. Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre”, ka shkuar Konjufca në Facebook.

Postimi i plotë: