Lajme

Konjufca takon ambasadorin pakistanez, diskutuan për zhvillimet politike dhe interesat e përbashkëta

02/22/2023 15:44
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar ambasadorin jorezident për Kosovën të Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet miqësore, zhvillimet politike aktuale, si dhe u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha dhe sektorë të ndryshëm me interes të ndërsjellë, thuhet në komunikatën për media të Kuvendit.

Po ashtu, ambasadori Junaid konfirmoi mbështetjen dhe përkushtimin e Pakistanit për fuqizimin e raporteve mes dy shteteve.