Lajme

Konjufca takoi ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

04/05/2022 14:41
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të martën ka takuar ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Në këtë takim, mediet janë lejuar të marrin pamje.

Ndryshe Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka emëruar, Tamar Ziv ambasadore në Kosovë në vitin e kaluar, po ajo ende detyrën e saj po e ushtron nga Izraeli.

Ndryshe në kuadër të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020 në prani të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, u ra dakord edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021. Kosova ishte vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.