Lajme

Konjufca takohet me Kamberin: Mbështetja e Kosovës do të rritet për shqiptarët e Luginës

04/02/2022 20:01
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Pata nderin ta pres në vizitë deputetin Shaip Kamberi. Guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët”.

Konjufca thotë se shqiptarët e Luginës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropës, teksa zotohet se mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet.

“Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë. Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi. Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”, ka shkruar Konjufca në Facebook.