Lajme

Konjufca: Sot jemi vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës

04/16/2024 22:15
nga:Y I

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka reaguar pasi Aslambleja Parlamentare e Këshilit të Evropës votoi në favor të Kosovës, për anëtarësim në këtë organizatë.

Konjufca ka thënë se ‘Sot jemi vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës’

Ai ka theksuar se dita e sotme shënoi me sukses fazën e dytë drejt Këshillit të Evropës, raporton Gazeta Blic.

“Dita e sotshme shënoi me sukses fazën e dytë drejt Këshillit të Evropës. Besojmë dhe angazhohemi fort që një ditë e tillë të përsëritet në ministerialin e ardhshëm në maj, ku Kosova të anëtarsohet me të drejta të plota, e barabartë mes të barabartëve në Këshillin e Evropës” shkruan Konjufca në Facebook.

Postimi i plotë: