Lajme

Konjufca: Shqipëria dhe Kosova s’mund të bëjnë pa njëra-tjetrën, bashkë mund të arrijnë gjithçka

09/11/2024 19:12
nga:Sh R

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ndarë pamje nga takimi me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin, e cila qëndroi sot për vizitë në Kosovë.

Konjufca ka thënë se ky takim ishte për të rikonfirmuar traditën e vjetër të bashkëpunimit vëllazëror, derisa shtoi se Shqipëria dhe Kosova s’mund të bëjnë pa njëra-tjetrën.

“Nga takimi i sotshëm me kryekuvendaren e re të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, për të rikonfirmuar traditën e vjetër të bashkëpunimit vëllazëror, e për ta thelluar edhe me nisma të reja, drejt synimeve të përbashkëta. Shqipëria dhe Kosova s’mund të bëjnë pa njëra-tjetrën, e të dyja bashkë mund të arrijnë gjithçka për të mirën e të dy vendeve dhe kombit tone”, ka shkruar Konjufca.

Përveç Konjufcës, Spiropali ka takuar edhe Kryeministrin Albin Kurti