Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka qenë mysafiri i parë i deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, raporton Gazeta Blic.
Deputeti ka publikuar foto me Konjufcën dhe prindërit, teksa ka thënë se biseda e ngrohtë dhe e jashtëzakonshme me prindërit e tij dhe Kryetarin ishte një fillim i mrekullueshëm për këtë vit të ri
Postimi i tij i plotë:
Viti i Ri 2025 filloi me një mysafir të veçantë në shtëpinë time– Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Biseda e ngrohtë dhe e jashtëzakonshme me prindërit e mi dhe Kryetarin ishte një fillim i mrekullueshëm për këtë vit të ri. Faleminderit për vizitën dhe urimet e përzemërta. Le të jetë ky vit i mbushur me shëndet, suksese dhe harmoni për të gjithë!”