Lajme

Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend: Na duhet deputeti i ‘artë’ – në sallë hyn Hoti

08/03/2022 16:02
nga:G B

Derisa po votohej një projektligj, ishin vetëm 60 deputetë në sallë.

Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca tha se nevojitet deputeti i ‘artë’, I 61, raporton Gazeta Blic.

Ai përdori edhe zilen e Kuvendit për t’i ftuar deputetët e më pas në Kuvend u fut deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

“Z.Hoti ne thamë që kushdo që është deputeti i 61-të është i artë. Por nuk numërohet nëse e ke dëgjuar në televizor”, tha Konjufca, duke shkaktuar të qeshura./Gazeta Blic/