Lajme

Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend: Albulena s’ka ardhë për shkak të frikës që s’po kalon Projektligji për burgjet

05/23/2024 13:55
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshura në seancën e jashtëzakonshme ku në rend dite ishte votimi i marrëveshjes me Danimarkën për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze.

Derisa bëhej gati për votimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare, Konufca tha se mungesa e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është për shkak të frikës se nuk po kalon marrëveshja me Danimarkën.

“Edhe Adnani (Rrustemi) me sa po e shoh menzi s’po pret me na thënë votojeni, kështu që shkojmë direkt në votim. Edhe pse mirë duhet të sigurohemi që të jemi të pranishëm. Albulena (Haxhiu) aq shumë u frikësua s’po vjen hiç. Prej frikës mos nuk po kalon ky Projektligj”, tha Konjufca duke bërë të qeshin deputetët.