Lajme

Konjufca shkakton të qeshura me pyetjen ndaj Vitisë: Ministër, pse s’po e kryen doktoraturën si Bekimi ti?

03/09/2023 12:35
nga:G B

Deputeti Bekim Haxhiu i ka thënë ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia, se që 18 vite nuk ka qenë në gjendje ta kryejë një specializim, raporton Gazeta Blic.

‘I nderuar doktor i përgjithshëm, kandidat për specializim qe 18 vite, kërkova një përgjigje. Çka me thanë z.Vitia qe 18 vjet një specializim s’ke qenë në gjendje me kry. Uroj të punosh në sektorin privat më shumë…”, tha Haxhiu në fjalën e tij.

Pas kësaj nuk reagoi Vitia por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili shkaktoi të qeshura duke i thënë ministrit se pse nuk e ka kryer doktoraturën si deputeti.

“Ministër, pse nuk e ke krye doktoraturën si Bekimi edhe ti?” tha ai dhe deputetët shpërthyen në të qeshura./Gazeta Blic/