Lajme

Konjufca: Serbia dje zyrtarisht ka refuzuar planin franko gjerman

11/07/2022 13:18
nga:N M

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur gjerë e gjatë për zhvillimet e fundit në Kosovë saktësisht për situatën në veri të vendit ku policë gjyqtar deputetë e të tjerë janë larguar nga institucionet e Kosovës raporton Gazeta Blic.

Sipas Konjufcës, kjo që ka ndodhur ditëve të fundit ka është e orkestruar dhe se ka thënë dirigjent i krejt kësaj situate është Aleksandër Vuciq.

Për këtë ka pasur një shpjegim që e ka thënë për herë të aprë e që lidhet me marrëveshjen Kosovë Serbi.

“Arsyeja e vërtetë e orkestrimit të dorëheqjeve në Veri është mbulimi i asaj që ka qenë thelbësore ditën e djeshme se Serbia ka refuzuara zyrtarisht planin franko-gjerman..”, tha ai në konferencë për media.

Sipas tij nga Plani A Serbia që nga pas lufta ka pasur edhe Planin B e që sipas Konjufcës Plani B I Serbisë tashmë po shihet me veprimet në Serbi.

“As në kohë ne UNMIK nuk kemi pasur një situatë të tillë. Por qeveria e Kosovës është e vendosur që ata të ketë siguri rend dhe ligj. Sa I përket targave ne jemi koordinuar me SHAB dhe aleatët e tjerët dhe se nuk bëjmë asgjë për pa u konsultuar me ta. Por e po e shihni se qëllimi i Serbisë nuk janë targat se eshët çështje te vogël për Serbinë çështja e disa tabelave… por kanë refuzuar planin dhe tash sillen kështu”, tha ai ndër të tjera.

Ai ka folur edhe për deputetet e listës serbe për të cilët ka thënë se do të zëvendësohen por pas konsultave me presidenten e vendit dhe Komisionin Qendror të zgjedhjeve.