Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë ish-kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë takuar shqiptarë në Gjermani dhe Zvicër.
Këtë e ka bërë të ditur Bahtiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Nder dhe kënaqësi që së bashku me mikun tim, Glauk Konjufca të jemi në mesin e mërgimtarëve tanë në Gjermani dhe Zvicër.Shqiptarët, pavarësisht ku gjendën, mikpritjen e kanë parim kryesor, me të cilin na e zbardhin fytyrën anë e kënd botës! M’u bë zemra mal me arritjet e tyre. Edhe pse në vend të huaj, mërgimtarët tanë zotërojnë pozita të rëndësishme duke udhëhequr biznese me rëndësi të madhe për shtetet ku jetojnë dhe veprojnë” shkruan Bahtiri në Facebook.
Postimi i plotë: