Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca reagoi sot pasi në Serbi u rrah politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, i cili vitin e kaluar ishte për vizitë në Kosovë.
Konjufca e ka dënuar ashpër aktin e shëmtuar të dhunës brutale në Serbi ndaj politikanit Nikola Sanduloviq.
“Nga raportimet e mediave dhe deklarimet e familjarëve dhe avokatit mësuam se z. Sanduloviq, i marrë nga policia e shërbimit sekret serb, është mbajtur dhe rrahur nga persona zyrtarë të këtij institucioni shtetëror, e më pas i është bastisur apartamenti. Në një situatë të frikësimit dhe territ mediatik në Serbi, aludimi shqetësues se në torturim ka marrë pjesë edhe terroristi Milan Radojçiq, i kërkuar nga Republika e Kosovës dhe ndërkombëtarisht për sulmin terrorist në Banjskë, akoma nuk është sqaruar” shkruan Konjufca raporotn Gazeta Blic.
Ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar t’a dënojë aktin.
Postimi i plotë: