Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar sot ambasadorin jorezident të Portugalisë, Jorge Ayres Roza de Oliveira.
Në takim, Konjufca i takoi Oleveiras mbështetje të mëtejme për liberalizimin e vizave për proceset që ka përpara Kosova, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Bashkim Evropian dhe në NATO.
“Në takim, ndër të tjera, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Portugalisë”.
“Me këtë rast, Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Ambasadorit portugez për përkrahjen të cilën shteti mik, Portugalia, i ka ofruar në vazhdimësi Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit.
Ndërsa, Oliveira shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ritheksoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.


