Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti Palatovën në një takim lamtumirës.
Konjufca e falënderoi Palatovën për angazhimin dhe bashkëpunimin e saj gjatë mandatit në Kosovë, duke vlerësuar kontributin në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Është e rëndësishme të avancojmë procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në në fushat me interes të përbashkët”, u theksua në takim.
Ndërkaq, Palatova ka përcjellë mesazhin se BE-ja vazhdon ta mbështesë rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
“BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së; Kosova duhet ta bëjë pjesën e saj”, thuhet në mesazhin e saj.
Në fund të takimit, Konjufca i uroi Palatovës suksese në angazhimet e saj të ardhshme.
Postimi i plotë:
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, priti sot në takim lamtumirës Shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi znj. Palatova për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e saj në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në takim u theksua rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me BE-në në fushat me interes të përbashkët.
Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi znj. Palatova suksese në angazhimet e saj të ardhshme.


