Lajme

Konjufca pret në takim një delegacion afaristësh gjerman

04/29/2022 10:24
nga:Genita C

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim mirëseardhje në Kosovë, një grup të afaristëve gjerman, të cilët do të qëndrojnë në një vizitë 4-ditore në Kosovë.

Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë të përbashkët.

Pas këtij takimi, në ora 11:30, delegacionin gjerman e pret në takim edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla.