Lajme

Konjufca pret në takim deputetët nga Çekia

09/29/2022 14:15
nga:Genita C

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë.

Gjatë ditës në Kosovë ka qëndruar një delegacion i lartë nga ky shtet i kryesuar nga ministri i Jashtëm.

Ai ka dhënë përkrahje për heqjen e vizave dhe ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet me Serbinë.