Lajme

Konjufca përshëndet kthimin e Kurtit në Kosovë: Mirë se erdhe kryeministër

07/14/2022 11:02
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas nëntë ditë qëndrimi jashtë vendit.

Ai ka qëndruar për nëntë ditë qëndrimi në Greqi.

Kurti është duke marrë pjesë në seancën e Kuvendit që është duke u zhvilluar aktualisht.

Ardhjen e kryeministrit në seancë e ka përshëndetur edhe bashkëpartiaku i tij, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Mirë se erdhe kryeministër”, i është drejtuar Konjufca-Kurtit.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti më shumë se një javë ka qëndruar në Greqi. Shefi i Qeverisë ditët e fundit ka qëndruar në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës.