Lajme

Konjufca për takimin Kurti- Vuçiq: Pres prezantimin e vullnetit të 14 shkurtit, si dhe prezantimin e qëndrimit të njohjes nga Serbia

06/14/2021 14:24
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për takimin e nesërm të Albin Kurtit me presidentin serb, Aleksander Vucic, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se Kurti do ta përfaqësoj dinjitetshëm Kosovën në Bruksel.

Konjufca ndër të tjera tha se pret që qasja e Kurtit në këtë dialog ta përfaqësoj vullnetin e popullit të shprehur më 14 shkurt.

Ai tha se pret që në takimin e Kurti- Vucic të prezantohet qëndrimi substancial, që i bie njohja nga Serbia.

Konjufca, tha se nuk duhet të ndërlidhen liberalizimi i vizave me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.