Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka folur për Gjykatën Speciale dhe vizitën ndaj ish krerëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se nga ajo që ka parë gjatë vizitës, nuk e kupton se si ajo gjykatë është e Kosovës.
“Unë nuk mund ta kuptoj si është e Kosovës ajo gjykatë. Ajo hiç nuk është e Kosovës”, tha ai.
“Në çfarë mënyre është e lidhur me popullin e Kosovës, me të cilin ata po i kryejnë dënimet, populli i Kosovës është pse e kanë çu dorën deputetët në Kuvend a?” shtoi Konjufca./Gazeta Blic/


