Lajme

Konjufca për opozitën: LDK kishte qëndrime ekstreme – PDK e ndërroi qëndrimin në mes të rrugës me Kuvendin

12/15/2025 22:06
nga:G B

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se gjuha e Kurtit për opozitën nuk ka qenë vendimtare pse nuk ka insticione.

Ndërsa, për LDK-në tha se ka pasur qëndrime ekstreme.

“Gjuha politike është një nga mjetet më të rëndësishme, por nuk ka qenë vendimtare pse nuk kemi institucione të reja. Arsyeja kryesore mendoj është që kemi pas një lidhmëri të interesave të disa partive poltiike që e kanë prioritezu pamundësinë e fituesit të 9 shkurtit mos me mundur me bë qeverinë”, ka thënë Konjufca.