Lajme

Konjufca: Për një javë forcat pushtuese serbe vranë dhe masakruan më shumë se 1100 civilë të pambrojtur

03/24/2022 10:21
nga:Donika Fetahu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së fundmi ka kujtuar 23 vjetorin nga 24 deri më 31 mars të vitit 1999 kur forcat serbe vranë 1100 civilë shqiptarë, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca theksoi se kujtimi e nderimi për dëshmorët do të jetë i përjetshëm.

“Prandaj, sot dhe në çdo përvjetor lavdie, krahas kërkimit të drejtësisë, kujtimi e nderimi për dëshmorët, martirët dhe luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të jenë të përjetshëm”, u shpreh Konjufca.

Postimi i plotë: