Deputetët janë treguar tërësisht të painteresuar lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.
Përpos që janë vonuar për të filluar seancën në kohë, të njëjtit shpesh herë kanë dalur jashtë sallës duke lënë kështu mungesa të shumta në numrin e deputetëve të nevojshëm për votim.
E lidhur me këtë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glau Konjufca ka bërë thirrje të vazhdueshme që ata të kthehen në sallë.
Madje në një rast ai tha se salla është zbrazur, pasi që kafja dhe cigarja e bëjnë të veten.
“Salla është zbrazur, kafja dhe cigarja e bëjnë të veten. Kryesorja është muhabeti”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Poashtu Konjufca shtoi se “diskutime më të rëndësishme ndodhin në këtë sallë, kështu që i ftoj të kthehen”.
Gjatë seancës së sotme, Konjufca pati edhe një thirrje tjetër interesante ndaj deputetëve.
Ai tha se deputetë të cilët marrin rrogë nga Kuvendi të vijnë në sallë.


