Lajme

Konjufca pas kthimit nga Haga: Të gjithë janë mirë e të fortë, kurrkund në botë nuk ka një Gjykatë që s`i jep llogari askujt, gjithçka mund të jetë vetëm gjykatë e Kosovës JO

06/21/2022 11:33
nga:N M

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka folur pas vizitës që ka pasur në Hagë te krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka folur edhe për gjendjen e Thaçit dhe të tjerëve gjatë vizitës që ka pasur.

“Të gjithë janë mirë me shëndet, të fortë, me vullnet dhe të qëndrueshëm, shqetësimi i tyre është po ashtu edhe i mbrojtës së tyre është se pretendohet për disa shkelje që po bëhen edhe nëpër procedura për të cilat nuk po ka kurrfarë mekanizmi të ankesës dhe që i shqyrton këto shkelje që po bëhen’, tha ai.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale gjithçka mund të jetë, vetëm e Kosovës jo.

Sipas tij kjo gjykatë është e vetmja në botë që nuk i jep llogari askujt për punën që bënë.

“Nuk ka dhe nuk kam parë gjykatë botë që nuk i jep llogari askujt për punën që bënë. Nuk ka asnjë mekanizëm ndërkombëtar ose të Kosovës që kjo gjykatë i jep llogari për punën, shkeljet apo pretendime te mbrojtës për shkelje procedurash apo gjithçka tjetër’, tha ai.

Sipas tij Serbia ka kryer gjenocid dhe për këtë është përgjegjës shteti serbe.

“Ajo gjykatë ëhë e pavarur në kuptimi negativ, madje nuk është fare e Kosovës. Nuk ka në botë si gjykatë të tillë si ajo në Hagë që s`i hep llogari askujt. E kam kundërshtuar atëherë dhe vazhdoj ta kundërshtoj edhe tash”, ka thënë ai ndër të tjera.