Lajme

Konjufca-opozitës: Ajo seancë nuk ka si të mbyllet sepse nuk ka filluar fare

10/12/2023 15:36
nga:G B

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se seanca e jashtëzakonshme për gjendjen e policëve të Kosovës nuk ka si të mbyllet, pasi sipas tij, një seancë e tillë nuk ka filluar fare.

Konjufca në këtë mënyrë iu përgjigj kërkesës së partive opozitare të cilat kërkuan që të mos filloj seanca e rregullt e Kuvendit, pa përfunduar ajo e jashtëzakonshme e cila ishte e thirrur për në orën 11:00.

“Ajo seancë nuk ka se si të mbyllët sepse ajo nuk ka filluar fare”, tha kryetar i Kuvendit.

Opozita në fillim të seancës së rregullt ka kërkuar vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për Policinë, por që dështoi në mungesë të pozitës.