Lajme

Konjufca në Likoshan e Qirez: Do t’i kujtojmë gjithmonë martirët të cilët u flijuan për shtetësinë tonë

02/28/2022 15:40
nga:Gazeta Blic

Kryeparlamentari Gluk Konjufca, në 24-vjetorin e masakre së Likoshanit dhe Qirezit bëri homazhe të varrezat e dëshmorëve.

Konjufca nga aty u shpreh se Serbia është përgjegjëse e gjithë gjenocidit dhe masakrave që u kryen mbi popullatën e pafajshme civile të Kosovës.

Ai theksoi se gjithmonë do t’i kujtojnë martirët e Kosovës të cilët u flijuan për lirinë dhe për shtetësinë e vendit, duke theksuar se gjaku i tyre dhe sakrifica që ata kanë bërë qëndron e palëkundur në themelet e shtetit.

Konjufca: Do t’i kujtojmë gjithmonë martirët e Kosovës të cilët janë flijuar për lirinë e vendit

“Kemi ardh që të bëjmë homazhe dhe t’i nderojmë dëshmorët dhe martirët e Likoshanit dhe Qirezit. Janë bërë 24 vite prej kur forcat pushtuese të Millosheviçit e filluan gjenocidin në Kosovë, pikërisht kjo është edhe data kur fillon gjenocidi në Kosovë, pra kur edhe fillojnë masakrat gjithandej nëpër vendin tonë, prej ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë. Të gjitha të urdhëruara, të komanduara dhe të vendosura në sistemin shtetëror serbë, të udhëhequra prej hierarkisë politike shtetërore institucionale të shteti serbë, dhe kjo është arsyeja pse themi se Serbia është përgjegjëse e gjenocidit dhe gjitha masakrat që ka kryer mbi popullatën e pafajshme civile të Kosovës. Ne do t’i kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë martirët e Kosovës të cilët janë flijuar për lirinë dhe për shtetësinë tonë. Meqenëse gjaku I tyre dhe sakrifica që ata kanë bërë qëndron e fuqishme dhe e palëkundur në themelet e shtetit tonë, themelet e Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

Homazhe bëri edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Çdo gjë nisi në fshatrat Likoshan e Qirez të Drenicës, ku edhe u shënuan sulmet e para të ushtrisë serbe.

Më 28 shkurt 1998 u zhvillua beteja në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Të vrarë mbetën disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat serbe rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24