Lajme

Konjufca: Në këtë sekondë e nënshkruaj rrëzimin nga pushteti që të mos bëhet Asociacioni

02/08/2023 23:44
nga:G C

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se nëse u kërkohet që të rrëzohen nga Qeveria vetëm që të mos bëhet Asociacioni, atëherë do të pranojnë menjëherë.

Konjufca në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 thotë se rrëzohen nga qeveria vetëm që mos të krijohet Asociacioni.

“Nuk është kurgjo kjo. Nëse psh e lyp edhe si sakrificë, nëse na kërkohet se ju duhet me u rrëzu dhe Asociacioni nuk bëhet, që këtë sekond po e nënshkruaj. Spo ikim prej përgjegjësisë”, tha Konjufca.

Konjufca e ka komentuar edhe një deklaratë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se me kryeministrin Albin Kurti, a pa të, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të krijohet. Konjufca ka paralajmëruar edhe protesta, duke shprehur edhe gatishmërinë e tij që ta lë karrigen e krykuvendarit për ta ndalur Asociacionin.

Konjufca tha se këtë çështje e sheh ndryshe nga Escobari.

Ai ka thënë se nuk është theksi te Kurti, por sipas tij, pa kryeministrin e Kosovës Asociacioni nuk mund të bëhet,

“Nuk e kisha shtru çështjen si z. Escobar. Nuk është çështja me Kurtin a pa Kurtin, por pa kryeministrin e Kosovës Asociacioni nuk bëhet. Mirë pra, vjen një kryeministër tjetër, por pa kryeministrin e Kosovës nuk bëhet”, ka thënë Konjufca