Lajme

Konjufca me humor- “Mos po doni me ketë ‘harxh’ me shpërnda edhe Kuvendin?”

05/23/2024 13:48
nga:Y I

Pika për statutin e Universitet të Prishtinës është zhvendosur si pika e fundit në rendin e ditës, gjatë seancës të së enjtes.

E më këtë rast, kryekuvendari Galuk Konjufca shfrytëzoi rastin për humor, duke treguar edhe një “pyetje” të deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit.

“Ka kërkesë nga disa gupet parlamente që të bëjmë zhvendosje të kësaj pike, të pikës së statutit të UP-së. E zhvendosim me dashtë. Abelard Tahiri po më pyet ‘mos po doni me qit harxh me shpërnda edhe Kuvendin’”.

E pak më herët, përmes një postimi në Facebook, UP-ja ka ftuar deputetët e Kuvendit ta votojnë statutin e universitetit.

“Statuti po ndryshohet pas më tepër se dymbëdhjetë (12) vjetësh dhe duke marrë parasysh përmbajtjen dhe shpejtësinë me të cilën kanë lëvizur dinamikat dhe trendet në arsimin e lartë, status quo-ja ka qenë zgjidhje qartazi e paqëndrueshme dhe ndryshimet të ngutshme e të domosdoshme. Në të vërtetë, shumë prej kritereve dhe kërkesave statutare nuk kanë ndryshuar që nga statuti i miratuar në vitin 2003”, thuhet në njoftim e tyre.