Lajme

Konjufca kujton sulmet e 11 shtatorit: Me mendje e zemër jemi pranë popullit mik amerikan!

09/11/2022 11:47
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në SHBA, raporton Gazeta Blic.

Konjufca në reagimin e tij në Facebook thekson se “mërzia që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan por sulm brutal edhe mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe mirëqenies”

“Edhe sot, në 21-vjetorin e kujtimit të njërës ndër ditët më të tmerrshme në historinë e botës, populli dhe shteti ynë, Republika e Kosovës, me mendje e zemër janë pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit mik amerikan dhe përkrah shpëtimtarit e aleatit tonë më të fuqishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan Konjufca në Facebook.

Postimi i plotë:

Më 11 Shtator 2001, Nju Jorku, Washington DC dhe Pensilvania u goditën nga një seri sulmesh të koordinuara terroriste, që lan prapa mijëra njerëz të vdekur dhe të plagosur.

Mizoria që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan dhe ShBA-së, por edhe sulm brutal mbi vlerat e lirisë, demokracisë, mirëqenies, civilizimit dhe paqes globale.

Edhe sot, në 21-vjetorin e kujtimit të njërës ndër ditët më të tmerrshme në historinë e botës, populli dhe shteti ynë, Republika e Kosovës, me mendje e zemër janë pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit mik amerikan dhe përkrah shpëtimtarit e aleatit tonë më të fuqishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.