Lajme

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin dhe fokusin në integrimin euro-atlantik

04/14/2026 18:57
nga:Genita C

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka zhvilluar në Tiranë një takim me homologun e tij nga, Ferit Hoxha, në margjina të Samitit IV të Diasporës, raporton GazetaBlic.

Gjatë takimit, palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në këtë drejtim.

Po ashtu, u trajtua roli i diasporës shqiptare dhe nevoja për koordinim më të madh në fuqizimin e saj si potencial për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të të dy vendeve.