Lajme

“Konjufca ka shans…”, diskutohet çështja e presidentit

01/11/2026 19:11
nga:G B

Çështja e presidentit mbetet tash problemi kryesor në zgjidhjen e bllokadave institucionale.

Dy të ftuarit në Info Magazine, Blerim Canaj e Sylë Ukshini rrokën edhe këtë temë teksa po diskutohej mbi atë se çfarë mund të pritej pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Opinionisti Canaj tha se mund të ketë një emër konsensual porse nuk po sheh vullnet te palët.

“Në fakt, mund të ketë [emër konsensual] mirëpo nuk shoh vullnet që me të vërtetë të ketë. Së paku deri më tani, jo që kemi parë diçka që na çon të mendojmë me siguri që ka një emër konsensual”, tha ai në Info Magazine të Klan Kosovës.

Aty ndërhyri Ukshini, duke parë emrin e Glauk Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje si një figurë të pranueshme për të gjithë, e që do të merrte votat e nevojshme për president.

“Mendimi jem personal është, por unë mendoj që po të ishte kandidat Glauk Konjnufca për president, unë mendoj që do të kishte shans të merrte vota, dhe unë mendoj që do ta bënte mirë punën. Ka pasë një eksperiencë të shkurtër në Ministrinë e Jashtme, por me të vërtetë ka ndërtu një…”

Canaj mori sërish fjalën, por këtë herë për të hedhur një batutë në drejtim të Ukshinit.

“Në qoftë se dëshirojmë t’ia shkatërrojmë karrierën politike dikujt, ia përmendim emrin”.

Canaj po ashtu u shpeh skeptik duke thënë se as Konjufca nuk do t’i merrte votat.