Lajme

Konjufca: Ka dy vjet që është ndalë procesi i koncesioneve me Serbinë

11/08/2022 21:44
nga:G B

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se ka dy vjet që është ndalë procesi i koncesioneve me Serbinë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se Serbia ka përdorur instrumente që kanë qenë në funksion të shfrytëzimit të sa më shumë pozitave në mënyrë që ta ketë situatën nën kontroll.

“Dorëheqja e policëve, të gjitha këto kanë qenë në funksion të shfrytëzimit të sa më shumë pozitave në mënyrë që me pas situatën në kontroll nëpër ato territore ku veprojnë strukturat e Serbisë. Ky ka qenë plani i Serbisë. Ky ishte një binar”.

“Në binarin tjetër ka vepruar me nxjerre kompromise përmes tavolinës së dialogut e cila ka filluar prej vitit 2011”.

“33 – aty janë gjysma marrëveshje, e gjysma tjetër dakordime që quhen. Do të thotë, për me u mundu të fitojë diçka në substancë, sa i përket pozicionimit të saj brenda Kosovës”.

“Unë qysh po e vlerësoj është që ky binari i parë, Serbia po konsideron se iu ka bë jofunksional më sepse në binarin e dytë s’po ka çka të fitojë”.

“Qe dy vjet unë po konsideroj se është ndalë ky procesi i koncesioneve të cilat janë interes që Serbia e konsideron si madhor për të”.