Lajme

Konjufca: Jasharët zbatuan parimin ideal të jetës, “Liri a vdekje”

03/05/2024 11:13
nga:G B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica madhështore e Jasharëve ka ngritur kombëtarisht nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë.

“Ademi, Hamza, me Bacën Shaban, u sakrifikuan kolektivisht në luftën për liri. Ata zbatuan parimin ideal të jetës: Liri a vdekje”, është shprehur Konjufca në seancën plenare për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

“Liria është si ajri, por ajo nuk rri pezull, ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët shtrihen thellë në tokën e të parëve”.

Ai ka cituar një shprehje të heroit Hamës Jashari që kishte thënë se “Do të jemi këtu sepse nuk kemi ku të shkojmë; Guri i rëndë peshon në vend të vet”.

Më tej Konjufca ka theksuar se përsa të ekzistojë kombi shqiptar, në Prekaz do të shkojnë shqiptarët që të frymëzohen, thekson ai, aty ku është ngjizur liria.