Lajme

Konjufca i jep mbështetje kandidatëve të VV-së për asamble komunale në Skenderaj

10/15/2021 19:47
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka dhënë mbështetje kandidatëve për asamble komunale në Skenderaj.

Njoftimi i plotë i vV-së:

Sonte, në një atmosferë të jashtëzakonshme, në praninë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deputetes së nderuar, Vasfije Krasniqi Goodman, deputetit shqiptar në Zurich, Reis Luzhnica, zevëndës ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, mbajtëm tubimin përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve lokale 2021.

14 shkurtin e Kosovës, do e përsërisim me 17 tetor. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë forca dominante në Kuvendin Komunal të Skënderajt.

#VVendosMeLëvizjen
144