Lajme

Konjufca: Gjithmonë mirënjohës shteteve përkrahëse të Kosovës

02/17/2024 18:18
nga:Sh R

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në pritjen shtetërore në rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se çdo përvjetor i pavarësisë së vendit tonë,siç është edhe ky përvjetor, na bënë krenarë si popull, që me sakrifica të panumërta, më shumë se shekullore ia dolëm që të triumfojmë mbi pushtimin serb.

Kryeparlamentari Konjufca, mes tjerash, përmendi edhe ish-drejtuesit e UÇK-së që, sikundër tha ai, padrejtësisht po mbahen në Hagë, për shkak se po ndodhen në një proces akuzash të pabazuara.

Më tej Konjufca foli për mbështetjen e madhe të shtete aleate që i kanë dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj të çlirimit dhe të shtetndërtimit, duke u shprehur gjithmonë mirënjohës ë përkrahjen ndaj vendit tonë.