Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një bisedë në RTK, shpalosi programin e kësaj parti për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 .
Konjufca fillimisht foli edhe për rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje,- ndër vite dhe sukseset e qeverisë nën udhëheqjen e kësaj parti dhe ofertat e sajë për të ardhmen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rritje konstante prej kohës kur ka hyr në garën politike dhe ka shkuar duke u mishëruar me popullin dhe interesat e qytetarëve dhe e ka krijuar hapësirën e saj politike si një subjekt të cilin qytetarët e kanë parë si të nevojshëm për të ardhur në qeverisje të Kosovës.
“Gjatë vitit 2021-2025 është arritur procesi shumë i rëndësishëm i bashkimit të Kosovës. Janë bërë hapa gjigant në bashkimin e Kosovës. Kosova ka qenë e ndarë në mënyrë klasike, së paku 50 institucione të shtetit të Serbisë kanë funksionuar drejtpërdrejt në atë pjesë të territorit të Kosovës(veri)”, tha ai.
Në aspektin ndërkombëtar proces tjetër rëndësishëm, sipas tij, do të numërohet edhe Liberalizimi i vizave për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e zonës Shengen
Viti 2021-25 do të mbahet mend edhe për disa standarde të arritura në të ardhura, të cilat do të jetojnë gjatë, si shtesat për familjet prej fëmijëve, mbështetjes së grave, rritjes së pensioneve, e të tjera.
Ai tha se këto tri arritje të qeverisjes së Vetëvendosjes janë shumë substanciale.
“Disa masa kanë qenë shumë të rëndësishme, që ndoshta duken simbolike, por kur të vendosësh standard ato shkojnë duke u forcuar. Siç janë shtesat për familjet prej fëmijëve, mbështetjes së grave, rritjes së pensioneve, e të tjera”.
Konjufca foli edhe për projektet që do të realizohen në mandatin e Qeverisë së re nëse Fiton Lëvizja Vetëvendosje. Premtoi se do të ketë rritje të shtesave që janë, rritje të pensioneve bazike, rritje të të ardhurave të kategorive të dala nga lufta.
Si projekte gjigante, të Lëvizjes Vetëvendosje, Konjufca përmendi edhe investimet në Brezovicë, si dhe sigurimet shëndetësore për qytetarët.
“Çdo vit do të kemi një rritje të buxhetit që në 3 vitet e ardhme ta kaloj 4 për qindëshin”, tha ai
Nga ky buxhet, sipas tij, do të ndahen mjete për kategori të ndryshme. Rritje e buxhetit do të ndihmojë drejtë për drejtë në ndarjen e parasë në popull, ndarje për pleq.
“Do të ketë rritje të buxhetit, ndarje të reja të shtesave të gjitha llojeve pensioneve bazike e kategorive të dala nga lufta”, tha ai