Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në 32-vjetorin e rënies, ka bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve, Fahri Fazliu e Afrim Zhitia.
Konjufca tha se vepra e Fazliut e Zhitisë, u bë shkëndija e parë e luftës së UÇK-së dhe që ishte frymëzim për luftën e lavdishme.Frymëzim ai tha se edhe politikanë duhet të kenë këtë dy heronj.
“Vepra e tyre ishte shkëndija e luftës e parë UÇK-së, sepse amaneti i tyre u bë i gjallë në vitin 1998, kur mijëra djem e vajza u rreshtuan përkrah ushtrisë sonë të lavdishme çlirimtare, e cila e përmbylli lirinë dhe shtetësinë e shtetit tonë” tha ai.
“Jo rastësisht Fahria dhe Afrimi prehen këtu të qetë së bashku me bacën Adem prej të cilit u inspiruan shumë për çka se ishte i pathyeshëm, dhe siç ishte qëndresa e paepur e Adem Demaçit ishte frymëzim”.“… për neve dhe politikanët tjerë, vepra e Afrimit e Fahrisë do të jetë frymëzim për brezat që do të vijnë”, tha Konjufca. EO
Dëshmitari në Hagë pyetet dhe deklarohet si pjesëtar i njësisë së brigadës 153 të UÇK-së


