Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka liruar nga detyra këshilltarin e tij, Drilon Gashi.
Ky i fundit, është dënuar nga Gjykata e Pejës për lëndim të lehtë trupor.
Lirimi i Gashit nga detyra është konfirmuar për lajmi.net nga shefit i Kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
Ndryshe, Gashi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës pasi që i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore gruas së tij.
I njëjti, sipas aktakuzës, kishte sulmuar me grushte dhe me dru gruan e tij.
Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e kishte shkarkuar nga funksioni fotografin e tij, Geralld Nikoliqin, pas arrestimit nën dyshimin për dhunë në familje.
Para se të punësohej në Kabinetin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Geralld Nikoliqi ka shërbyer si fotograf i Lëvizjes Vetëvendosje.


