Lajme

Konjufca e ‘nguc’ pak opozitën: Mos e provokoni mazhorancën se këta votojnë që të shkohet në zgjedhje

07/10/2023 12:13
nga:N M

Opozita nuk po merr pjesë në votimin e asnjë projektligji, në vazhdim e seancës plenare, që po mbahet të hënën.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi në një rast se nuk duhet provokuar mazhorancën pasi “këta votojnë për të shkuar në zgjedhje”.

Konjufca shtoi se zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e caktuar.

“Mos më detyroni… A kjo është arsyeja që keni ardhur 90 a. Mos e provokoni mazhorancën sepse këta votojnë për të shkuar në zgjedhje. Nesër zgjedhjet nuk mund të mbahen. Ato e kanë afatin”, tha Konjufca.