Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se e dënon tentim-atentatin ndaj politikanëve të LDK-së e PDK-së.
Konjufca tha se kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë që t’i hetojnë këto tentime dhe t’i kapin ata që dëshirojnë të bëjnë krime të tilla.
“I dënojmë kërcënimet dhe kërkoj nga organet e rendit dhe drejtësisë t’i hetojnë këto dhe t’i kapin ata të cilët tentojnë të bëjnë krime të tilla”, tha Konjufca.
U përmendën në tentimin për atentat, Krasniqi dhe Musliu po thonë se nuk ndjehen të frikësuar


