Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, sot do të marrë pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare në Kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Po ashtu, në Tiranë sot shkon dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit.