Lajme

Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës

05/04/2024 19:43
nga:Y I

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të  fundit të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion.

“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Alexander Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, ka shkruar kryeparlamentari në platformën X.