Lajme

Kongresmeni amerikan harron që ka kamerën e ndezur, kolegët habiten nga ajo që panë

06/18/2021 09:23
nga:Y I

Kongresmeni amerikan duket se është kapur i veshur me pantallona të shkurtra, gjatë një takimi virtual.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, republikani Donald Payne, u duk se ishte i pavëmendshëm për faktin se kamera e tij ishte e ndezur gjatë një seance dëgjimore virtuale të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.

Dhe ka qenë një tjetër republikan ai që ka postuar një video të Payne duke u ngritur nga kompjuteri i tij – i veshur me një bluzë dhe ato që dukeshin pantallona të shkurtra.

Payne qëndroi para kamerës me një mes të trupit të ekspozuar përpara se të largohej nga ekrani – pas së cilës kanë ardhur reagimet e të tjerëve.