Lajme

Konflikti në Detin e Kuq, koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA rrëzon 15 dronë të rebelëve Houthi

03/09/2024 22:53
nga:Y I

Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate rrëzuan sot 15 dronë të rebelëve Houthi, në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, njoftoi ushtria amerikane.

Pak pas njoftimit, rebelët morën përsipër sulmin duke thënë se lëshuan raketa ndaj një anije tregtare “amerikane”, siç thanë rebelët, si dhe lëshuan dronë ndaj anijeve luftarake të Shteteve të Bashkuara në “Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit”.

Ky ishte një prej sulmeve më të mëdha të rebelëve Houthi, që mbështeten nga Irani, qëkurse ata nisën sulmet me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, një pike kyçe për tregtinë botërore.

Ata thonë se sulmet po i kryejnë në shenjë solidariteti me palestinezët, ndërsa Izraeli vazhdon sulmin ndaj militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

/Faxweb/